Site icon Telegrafi

Tina ‘ZOE’ Hoda, artistja nga Gjakova që përmes artit të saj promovon fuqinë e femrave

Arti është një ndër format më origjinale ku dikush mund të shpreh atë që e sheh si të bukur, apo atë që ndjen.

Një artiste që merret me një lloj arti të veçantë është artistja nga Gjakova Tina Hoda, e cila njihet me emrin artitik ZOE, në një intervistë për Telegrafin tha që ka kohë qe merret me art, pasiqë ajo është një artiste autodidakte.

“Punën si artiste e kam filluar moti, pasiqë jam autodidakte. Këtë lloj arti me të cilin merrem tani, e kam nisur pothuajse 5 – 6 vite, dhe ka rreth 4 vite që e kam lokalin tim këtu në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë, sepse është një art i cili më jep shumë kënaqësi dhe e vlerësoj shumë”, tha fillimisht ZOE.

ZOE po ashtu shprehu edhe atë përmes të cilës ajo inspirohet më shumë, gjë që e bën artin e saj kaq të veçantë.

“Inspirimin shpesh e gjej nga trupi i femrës, sepse më duket shumë interesat dhe ka një lloj bukurie shumë interesante që mua më bën të inspirohem, dhe në të njejtën kohë dua ta promovoj fuqinë e femrës”, u shpreh tutje ajo.

Intervistën e plotë me artisten Tina ‘ZOE’ Hoda mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version