Site icon Telegrafi

Timothy Weah parashikon se kush do të asistojë te goli i tij i parë te Juventusi

Timothy Weah zbuloi se bëri gjithçka që duhej për t’u bashkuar me Juventusin dhe tashmë mund të parashikojë golin e tij debutues për klubin..

Djali i legjendës së Milanit, George Weah, i cili tani është presidenti i Liberisë, u rrit në sytë e publikut dhe duke dëgjuar për ditët e lavdisë së futbollit italian.

E gjithë kjo kontribuoi në sjelljen e tij në Torino këtë verë nga Lille me një kosto prej 11.3 milionë euro plus bonuse.

Lexo po ashtu “Babai im është tifoz i flaktë i Juventusit” – Timothy Weah zbulon pasionin e fshehtë të legjendës së Milanit për ‘Zonjën e Vjetër’

“Është një bekim të luash për një klub kaq të bukur”, u tha Weah fansave në një intervistë të drejtpërdrejtë në Twitch.

“Disa muaj para se të merrja një telefonatë nga Juventusi, unë isha duke luajtur video-lojërave dhe ekipi im ishte Juventusi. Pastaj kur më thanë se Juventusi po vinte për të më parë dhe unë luajta shumë mirë – ishte diçka fantastike atë ditë. Pasi ata u interesuan, e dija se do të bëja gjithçka që duhej për të arritur këtu”.

Weah madje shkoi aq larg sa të parashikoi se si do ta shënojë golin e tij të parë te Juventusi dhe se asistues do të jetë Locatelli.

“Goli im i parë i Juventusit do të jetë patjetër nga një asistim nga Loca. Ai gjithmonë më vjen nga pas, kështu që unë tashmë e di që unë do ta bëj atë vrapim dhe ai do të më pasojë”, ka shtuar më tej Timothy. /Telegrafi/

Exit mobile version