Për dalje nga kriza politike e nevojshme është që interesi i përgjithshëm të vihet në plan të parë te partitë politike, atëherë mund të gjehet kompromis. Qytetarët e Maqedonisë gjithmonë kanë pasur sukses të dalin nga gjendje të tilla ekstreme edhe atë me mençuri prandaj edhe kanë aftësi për jetë të përbashkët e cila dëshmon resursin e vërtetë, kështu në një intervistë për AIM ka deklaruar ambasadori i Francës në Maqedoni, Chritian Timonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Timonier është i bindur se ekziston kapacitet për arritjen e kompromisit dhe për zhbllokimin e proceseve demokratike në vend.
‘Maqedonia ka 25 demokraci, por gjithashtu edhe kulturë të përditshme të kompromisit e cila u mundëson komuniteteve të ndryshme të jetojnë së bashku dhe të krijojnë atë çka do të thotë sot realiteti i qytetarëve. Kështu që nuk shoh pse ai kapacitet i kompromisit nuk mund të shfrytëzohet dhe tani nëse ekziston vullnet i mirë dhe jo vetëm interesa të veçanta personale. Nuk e di pse gjithë kjo përvojë nuk shfrytëzohet tani për të gjetur marrëveshje e cila do të mund të funksionojë’, thekson ambasadori.
Sipas tij, përderisa kriza politike mbetet status-quo, çmimi për vendin do të ishte i lartë, sepse, thotë ai, sa më shumë humbet këtu kohë drejt Evropës për shkak të numrit të madh të reformave teknike të cilat duhet të zbatohen aq edhe do të jetë më i gjatë për të zëvendësuar kohën e humbur.
Ai vlerëson se vazhdimi i krizës politike do të shkaktojë edhe në parakushtin e rekomandimit për fillim të bisedës deri në BE. /Telegrafi/