Site icon Telegrafi

Timo Werner afër marrëveshjes me Chelsean, pritet të paguhet klauzola e tij

Chelsea është në prag të një nënshkrimi të madh, pasi raportimet e fundit nga Gjermania pretendojnë se “Blues” janë afër marrëveshjes me Timo Wernerin.

Sulmuesi i RB Leipzig duket sigurt se do të largohet nga klubi këtë verë dhe ka qenë i lidhur shumë me Liverpoolin në të kaluarën, me lojtarin që raportohet se dëshiron të luajë në drejtimin e Jurgen Klopp.

Megjithatë tani duket si 24-vjeçar do të bëjë një lëvizje drejt Chelseat.

Bild shkruan se lojtari është afër për të rënë dakord për kushtet personale, ndërsa shuma e lëvizjes do të ketë vlerën e pothuajse 60 milionë eurove.

Wernerit do të fitonte më shumë se 10 milionë euro në vit deri në vitin 2025.

Ai ka aktualisht ka një klauzolë lirimi prej 55 milionë euro në kontratën e tij me Leipzig që zgjat vetëm deri më 15 qershor.

 

Chelsea do të lëviz tani, pasi Liverpooli duket se nuk është i gatshëm ta bëjë të njëjtën gjë. /Telegrafi/

Exit mobile version