Telegrafi

“Time Capsule” i Capital T shtyhet për të premten

Capital T (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, tash e një kohë është duke punuar në koncertin recital, i cili do mbahej nesër në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Megjithatë, “Time Capsule” është shtyrë për të premten, për shkak të motit me shi dhe këtë njoftim artisti i bëri në rrjetet sociale.

Me anë të një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram, Kapo tregon se koncerti shtyhet për një ditë dhe pritet të mbahet më 20 shtator.

“Siç edhe e keni parë, gjithçka është gati në sheshin Nënë Tereza. Mirëpo për shkak të motit i cili parashikon shi përgjatë gjithë ditës së nesërme, Time Capsule, mbahet një ditë më vonë, 20 shtator, i njëjti vend, e njëjta orë. Sigurisht të gjitha biletat janë të rregullta pavarësisht datës”, ka shkruar mes të tjerash 28-vjeçari.

Përveç reperit, në skenë pranë tij do ngjiten edhe shumë emra të tjerë të estradës, në mesin e të cilëve është edhe 2po2, Elvana Gjata dhe reperi Majk.

Lexo po ashtu Capital T nderohet me çmim nga qyteti i Krujës

Ky i fundit tashmë po qëndron mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjersa dje ka vizituar qytetin e Krujës dhe është nderuar me titullin “Skëndërbe”. /Telegrafi/