Site icon Telegrafi

Timberlake thotë se kujdeset për veshjen e gruas së tij, sidomos për këpucët

Justin Timberlakedhe Jessica Biel (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images)

Justin Timberlake thotë se shpeshherë e bind gruan e tij, Jessica Biel, të provojë një palë këpucë që atij i pëlqejnë.

Në një intervistë për revistën People, këngëtari ka treguar se ai është “fajtori” për këpucët dhe atletet që i mbath aktorja.

“Blej shumë këpucë për të. Më pëlqejnë këpucët e femrave”, ka thënë 37-vjeçari duke shtuar se arrin ta bindë bashkëshorten e tij që t’ia plotësojë dëshirat në përzgjedhjen e këpucëve.

Jessica Biel dhe Justin Timberlake (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

Ai ka theksuar se është i vetëdijshëm se në tepihun e kuq, të gjithë e shikojnë bukuroshen 36 vjeçare, prandaj nuk dëshiron që ajo të bëjë asnjë lëshim në kombinimet që përzgjedh.

Lexo po ashtu Lajmet për Justin Timberlake

Ndërkohë, edhe vet Timberlake pohon se gjithmonë përpiqet të duket bukur në daljet publike.

Jessica Biel dhe Justin Timberlake (Photo by Tommaso Boddi/Getty Images for Google)

“Kujdesem që gruaja dhe unë të pajtohemi për kombinimin që do të veshim. Kjo është për atë që e quajnë vallëzimi i partnerëve, përpiqeni të jeni sa më të përshtatshëm”, ka deklaruar ai.

Justin ka thënë se njëherësh kujdeset edhe për veshjet e djalit të tyre trevjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version