Telegrafi

Timberlake sjell klipin me gjërat që nuk shkojnë në këtë botë (Video)

Ka me qindra gjëra që nuk janë siç duket në botë, për të cilat nuk mundemi me reaguar për t’i ndryshuar.

Por, një përpjekje sado e vogël mund të sjell ndryshime të mëdha në jetën e gjithë secilit.

E një përpjekje të tillë, një reagim për gjërat që nuk shkojnë ka bërë edhe këngëtari Justin Timberlake.

“Supplies” quhet videoja më e ri e këngëtarit, ku përmblidhen të gjitha gjërat që i duken të gabuara Timberlaket.

Justin ka reaguar edhe ndaj pretendimeve për dhunën seksuale në Hollywood, ndërsa gjithçka është ndërtuar në një mënyrë mjaft artistike.

Në një moment shfaqet edhe një grua e cila ka veshur një bluzë të bardhë në të cilën shkruan “Kapini nga vagina”.

Ndryshe, Amerikani është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë vitit 2018. /Telegrafi/