Telegrafi

Timberlake i shtyn edhe tri koncerte të tjera për shkak të problemeve me kordat vokale

Justin Timberlake (Foto: Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Justin Timberlake i ka njoftuar fansat e tij se duhet t’i anulojë dhe tri koncerte tjera për shkak se kordat e tij vokale nuk janë shëruar mirë.

“Për shkak të problemeve me kordat vokale, Justin e ka ndërruar datën e koncertit për 31 janar. Fansat do të mund t’i shfrytëzojnë në atë datë biletat e blera”.

Justin Timberlake (Foto: Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

“Justin u kërkon falje të gjithëve për shkak të kësaj situate”, kanë njoftuar në Twitter organizatorët e njërit prej koncerteve.

Nga ana tjetër, edhe këngëtari e ka bërë një njoftim në rrjetet sociale duke bërë të ditur se nuk do të peformojë në Phoenix, Las Vegas dhe Fresno.

Lexo po ashtu Lajmet për Justin Timberlake

“Hej njerëz, më vjen keq që më duhet ta shtyj koncertin, por është më urdhër të mjekut. Kordat e mia të zërit janë seriozisht të dëmtuara dhe koncertin do ta shtyjmë për në fund të janarit, kur do të performoj për ditëlindjen time”.

Justin Timberlake (Foto: Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

“Së shpejti do të kemi më shumë informacion, më vjen keq që e bëjë këtë, mirëpo jam i gëzuar se do t’ju shoh së shpejti. Ju do, Justini”, ka thënë këngëtari.

Përveç këtyre koncerteve, Timberlake i ka anuluar edhe koncertet në New York, Tacoma, Washington dhe Buffalo.

Kjo nuk është hera e parë që 37-vjeçari ka probleme me kordat vokale. Në vitin 2005, ai i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike. /Telegrafi/