Këngëtari amerikan Justin Timberlake do të performojë një këngë të re në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit që do të fillojë të dielën në Stockholm të Suedisë.
Ylli amerikan do të bëjë histori në këtë garë, pasi bëhet këngëtari i parë i huaj që performon në Eurovision. Ai para audiencës do të këndojë këngën e re “Can’t Stop the Feeling”.
“Kjo është një mundësi fantastike. Jemi të lumtur që Justin Timberlake do të performojë këngën e tij të re së bashku me bendin tonë”, ka thënë Sven Stojanoviq, njëri nga producentët e Eurovisionit.
Vitin e kaluar Eurovisioni pati 200 milionë shikues, por me angazhimin e Timberlaket, kjo do të shtojë edhe më shumë audiencën në Amerikë.