Telegrafi

Tim Duncan rikthehet te skuadra ku e kaloi tërë karrierën, bëhet asistent trajner te San Antonio Spurs

Tre vjet pas përfundimit të një karriere madhështore si basketbollist, legjenda Tim Duncan vendosi të fillojë një karrierë të re – trajner i basketbollit.

Ai është angazhuar si asistent i trajnerit legjendar, Greg Popovich, i cili do të jetë mentor për disa vite deri sa të pensionohet.

Një nga qendrat më të mira në historinë e basketbollit ka pranuar ofertën e trajnerit dhe do të punojë në krah të tij.

“Si e kam këshilluar për 19 vjet, tani është koha që të ma kthej këtë nder. Ky është vendimi i vetëm i drejtë. Timin është si djali im. Një shpirt i lidhur me jetën, më shumë se basketbollist”, tha Popovich.

Duke luajtur për Spursat nga 1997 deri në vitin 2016, Duncan ka fituar pesë herë titullin e kampionit tëp NBA-së.

Ai është shpallur edhe tri herë MVP i finales së madhe si dhe fitoi dy herë çmimin e MVP-së së sezonit të rregullt të kampionatit. /Telegrafi/