Telegrafi

Tillerson: Uashingtoni i gatshëm të bashkëpunojë me Moskën për interesat amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është gati të bashkëpunojë me Moskën nëse kjo i shërben interesave amerikane, deklaroi sot sekretari i Shtetit, Rex Tillerson në përfundim të takimit me homologun e tij rus, Serguei Lavrov në kuadër të Samitit G20 në Bon.

“SHBA synon të bashkëpunojë me Rusinë në fusha që kanë përfitim për popullin amerikan”, deklaroi Tillerson, që i kërkoi gjithashtu Moskës të respektojë marrëveshjet e Minskut dhe të kontribuojë në uljen e dhunës në Ukrainë.