Telegrafi

TikTokerja që po pret të lind fëmijën e tretë, pretendon se për herë të parë po ballafaqohet me simptoma që po i quan “të pazakonta”  

Një përdoruese e TikTokut ka publikuar një video në profilin e saj, ku flet për simptomat me të cilat është ballafaquar në javën e 41-të të shtatzënisë, për të cilat thotë se nuk e ka pasur idenë që ekzistojnë fare.

Edhe pse nënë e dy fëmijëve dhe tani po pret të sjellë në jetë të tretin, ajo pretendon se vetëm në këtë shtatzëni ka hasur në disa simptoma që ajo i quan të pazakonta siç është depresioni, makthet, migrena, marramendja dhe ënjtja e hundës, transmeton Telegrafi.

E me simptoma të tilla kanë hasur edhe disa nëna të reja, kështu shkëmbyen përvojat. Megjithatë komentuesit i kanë “bombarduar” me komente nga më të ndryshmet.

“Si është e mundur që dikush mos ta ketë përgatitur për të gjitha këto”, ishte një prej komenteve, e një përdorues tjetër nuk besonte në pretendimet se më herët nuk ka pasur simptoma të tilla. /Telegrafi/

@hilizgoldstein#youngmom #pregnancy #fup #foryou #pregnant #rainbowbaby #baby #41weekspregnant #momtok #pregnancysymptoms #pregnancytiktok

♬ WTF (feat. Amber Van Day) – HUGEL