Telegrafi

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Një grua ka nxitur debate të ashpra lidhur me çështjen sesa shpesh i pastron pizhamet, duke pranuar se ka fjetur me pizhamet e njëjta për tre net me radhë.

Allison Delperdan, një blogere nga Iowa, postoi videon në TikTok që mori më shumë se 800 mijë shikime, transmeton Telegrafi.

“Dua të di nëse njerëzit i veshin pizhamet e njëjta për disa net me radhë”, pyeti biondja nga Iowa.

E veshur me pizhame dhe flokë të rregulluara, Allison pranoi se kishte veshur pizhamet e njëjta për tri net rresht.

Por shikuesit ishin ndarë në dy grupe, ku disa mbështesnin idenë e saj – e të tjerët pretendonin se pizhamet duhet pastruar pas qdo përdorimi.

“Kur isha më e re, prindërit na detyronin t’i vishnim pizhamet për disa net me radhë sepse nuk ishin të papastra – dhe akoma e bëjë këtë edhe si e rritur”, shtoi ajo. /Telegrafi/