Site icon Telegrafi

TikTok zbulon një mjet për identifikimin e këngëve që ju pëlqejnë

TikTok, aplikacioni popullor për ndarjen e videove të shkurtra, ka zbuluar një veçori të re të quajtur “Sound Search” që synon t’ua bëjë më të lehtë përdoruesve gjetjen e këngëve që u pëlqejnë.

Ky mjet inovativ ju lejon të identifikoni një këngë thjesht duke kënduar.

Bëhet e ditur se funksioni aktualisht është duke u testuar në rajone të zgjedhura dhe nuk është ende i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Pra, si funksionon Sound Search? Kur keni një këngë të ngecur në kokën tuaj ose dëgjoni një melodi që ju pëlqen, thjesht hapni aplikacionin TikTok dhe prekni ikonën e mikrofonit në shiritin e kërkimit.

Nga atje, mund të zgjidhni “Sound Search” dhe të filloni të këndoni, ose të luani këngën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në testet e hershme, Sound Search ka treguar rezultate premtuese, veçanërisht kur identifikohen këngët e njohura.

Këngët e njohura identifikohen shpejt, të ndjekura nga shfaqja e videove përkatëse që përmbajnë atë.

Megjithatë, funksioni duket se ka disa probleme me këngët më pak të njohura. Në disa raste, ajo mund të njohë emrin e këngës, por mund të mos shfaqë video.

Është e rëndësishme të theksohet se “Sound Search” është krijuar për të identifikuar këngët, jo tingujt ose memet specifike të TikTok.

Por, funksioni i ri është më shumë sesa thjesht një identifikues kënge. Është gjithashtu një mjet për zbulimin e videove. Pasi të identifikoni një këngë, mund të përdorni menjëherë një koleksion videosh që shfaqin këngën.

Kjo veçori unike e veçon atë nga aplikacionet e tjera të njohjes së këngëve si Shazam ose YouTube Music, të cilat fokusohen kryesisht në identifikimin e këngës. /Telegrafi/

Exit mobile version