Site icon Telegrafi

TikTok refuzon ofertën e Microsoft, në garë edhe një kompani tjetër për ta blerë atë

Microsoft thotë se oferta e saj për të blerë aplikacionin TikTok është refuzuar, duke i hapur rrugën kompanisë Oracle që t’ia bëjë një ofertë në minutën e fundit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan, Donald Trump, i dha afat aplikacionit kinez deri më 15 shtator për ta shitur atë ose për ta mbyllur.

Administrata e Trump pretendon se TikTok dhe aplikacionet e tjera janë kërcënime për sigurinë kombëtare.

Microsoft dhe Oracle ishin të dyja në ‘garë’ për ta blerë aplikacionin TikTok nga firma kineze ByteDance.

Sipas raportimeve të mëparshme thuhej se Oracle po mendonte me njëmend të blinte bizneset e TikTok në SHBA, Kanada, Australi, dhe në Zelandë të Re, derisa spekulohet se e njëjta thuhet se e kishte fituar ‘luftën’ me Microsoft.

Kompania TikTok nuk ka dhënë asnjë deklaratë tjetër për sa i përket zhvillimeve me Microsot dhe e njëjta nuk i komentoi spekulimet e Oracle. /Telegrafi/

Exit mobile version