TikTok po teston një veçori të re të ngjashme me retweet-in e Twitter.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, funksioni i lejon përdoruesit të ndajnë përmbajtje me ndjekësit pa pasur nevojë të dërgojnë video një nga një.
Butoni i ri shfaqet në seksionin “Share”, ku aktualisht gjeni opsionet për të ndarë përmbajtjen me ndjekës të veçantë ose në aplikacione të tjera si WhatsApp ose Instagram.
Megjithatë, ka disa dallime të mëdha në butonin e retweet-it të Twitter.
Funksioni i ri nuk do ta shtojë videon e ripostuar në profilin tuaj, sipas TechCrunch; do të shfaqet vetëm në burimet “For You” të ndjekësve tuaj.
Sipas TechCrunch, kjo është krijuar për të parandaluar që krijuesit të abuzojnë me veçorinë duke promovuar videot e njëri-tjetrit.
Butoni i ri është duke u testuar në disa përdorues të versionit publik të TikTok, konfirmoi TechCrunch.
Personat që e kanë të aktivizuar këtë veçori të re do të mund të shtojnë gjithashtu një mesazh që shpjegon pse e kanë ripublikuar videon.
Qëllimi i TikTok është të angazhojë përdoruesit pasivë në platformë dhe funksioni i ri gjithashtu do t’u japë krijuesve më shumë mundësi që videot të shihen. /Telegrafi/