TikTok, aplikacioni i famshëm i videove me format të shkurtër, është goditur nga një padi nga një student në Kaliforni për transferimin e paligjshëm të të dhënave të përdoruesve në serverët në Kinë.
Padia është ngritur nga Misty Hong, duke kërkuar ndalimin e TikTok dhe kompanisë mëmë të saj me qendër në Pekin, ByteDance, nga transferimi i të dhënave private në serverët e panjohur në Kinë dhe korrja e biometrikës së përdoruesve pa pëlqimin e tyre.
Hong pretendoi se ajo shkarkoi aplikacionin në Prill 2019 dhe bëri disa video, por nuk i postoi ato në aplikacion, dhe as nuk krijoi një llogari.
Por më vonë ajo zbuloi se aplikacioni kishte krijuar një llogari dhe një profil të saj pa pëlqim, duke marrë informacionin nga videot që kishte bërë.
Procedimi gjyqësor pretendon se politikat për postimin e videos së TikTok shkelin ligjet e privatësisë.
Padia ngre shqetësime se informacionet e mbledhura nga videot e krijuara nga aplikacioni mund të përdoren për të profilizuar dhe ndjekur banorët në Sh.B.A.
Qeveria amerikane tashmë po heton kompaninë për keqpërdorim të mundshëm të të dhënave që ka mbledhur nga përdoruesit që kryesisht bazohen jashtë Kinës, dhe censurimin për përmbajtjen politike.
Është zbuluar se protestat e Hong Kongut kundër Kinës janë kufizuar plotësisht në aplikacion.
Qeveria amerikane thotë se ka shqetësime për sigurinë në lidhje me të dhënat e mbledhura nga kompania, përfshirë qasjen në kontakte, adresat IP, hartat e vendndodhjes dhe informacione të tjera personale të ndjeshme. /Telegrafi/