Site icon Telegrafi

TikTok fillon testimin e një modaliteti horizontal me ekran të plotë

TikTok ka filluar testimin e një modaliteti të ri horizontal me ekran të plotë.

TechCrunch raporton se përdoruesit e përzgjedhur të TikTok kanë filluar të shohin një buton të ri me ekran të plotë në videot e rregullta katrore dhe drejtkëndore, transmeton Telegrafi.

Butoni, njësoj sikurse i ngjashëm në YouTube, e zhvendos videon e TikTok në një modalitet horizontal të ekranit të plotë.

TikTok konfirmoi testin e kufizuar për TechCrunch, pasi disa përdorues kanë vënë re se butoni në ekran të plotë që u shfaq në javët e fundit.

Tani e afron rrjetin social të videove edhe më afër YouTubes. Ajo që veçon kryesisht TikTok-un dhe YouTube është përqendrimi i TikTok-ut në video portrete, me krijuesit që duhet të krijojnë video të veçanta si për TikTok ashtu edhe për YouTube për të përdorur pikat e forta të ndryshme të platformës.

Nëse ky modalitet i ekranit të plotë do të thotë që krijuesit tani mund të krijojnë një video të vetme që është e optimizuar si për YouTube ashtu edhe për TikTok, ne mund të shohim më shumë video në formë më të gjatë në TikTok që zakonisht do t’i gjeni vetëm në YouTube.

TikTok zgjeroi gjatësinë maksimale të videos në 10 minuta në fillim të këtij viti, pasi testoi ngarkimet gjithnjë e më të gjata për vite me radhë. /Telegrafi/

Exit mobile version