Një tipar i ri po vjen së shpejti në TikTok – deri në tre minuta video.
Matt Navarra, një person që shpesh ka informacion të besueshëm në lidhje me risitë kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, e postoi këtë lajm në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Telegrafi.
Tani për tani, videot mund të zgjasin deri në një minutë, i cili është një format që ka “pushtuar botën” shumë lehtë, duke pasur parasysh popullaritetin e TikTok.
Në një botë ku dominon përmbajtje shumë më e gjatë, videot deri në një minutë janë saktësisht sekreti i suksesit planetar të TikTok, shkruan portali The Verge.
Ne ende nuk e dimë saktësisht se kur mund të vijë në jetë ky format, por sigurisht mezi presim të shohim nëse do të kontribuojë vërtet në popullaritetin edhe më të madh të aplikacionit. /Telegrafi/
😮 TikTok is rolling out ability to upload longer videos of up to 3 minutes long 🤳🏻 pic.twitter.com/9ifs7s7Uh3
— Matt Navarra (I quit X. Follow me on Threads) (@MattNavarra) December 2, 2020