Site icon Telegrafi

TikTok-eri thotë se dihet në bazë të tingullit kur mbushim gotën me ujë të nxehtë ose me të ftohtë – eksperimenti i tij merr miliona shikime

Një përdorues në TikTok është bërë viral pasi kreu një eksperiment për të vërtetuar se njerëzit mund ta dimë në bazë të tingullit kur mbushim një gotë me ujë të nxehtë dhe kur e mbushim me ujë të ftohtë.

“Sa herë që lexojë për këtë, më befason dhe sot ne do ta testojmë këtë”, tha përdoruesi @curedeggyyolk në fillim të videos që është shikuar më shumë se 26 milionë njerëz.

Para tij ai kishte vendosur dy gota me ujë, njëra ishte e mbushur me ujë të vluar dhe tjetra ishte e mbushur me ujë super të ftohtë, transmeton Telegrafi.

Ai u kërkoi përdoruesve që të mbyllin sytë në momentin kur po bënte eksperimentin, për t’i testuar ata nëse mund të vërenin dallimin midis derdhjes së ujit të ftohtë dhe ujit të nxehtë.

@curedeggyolk i ❤️ science #water ♬ original sound – wy

Provojeni edhe ju këtë eksperiment, dhe shikojeni në fund nëse keni arritur ta gjeni me saktësi.

Që kur e shpërndau videon ka pasur komente të shumta lidhur me këtë, me disa prej tyre që thanë se kishin arritur ta vërenin me saktësi, por kishte edhe disa prej tyre që nuk arritën ta gjenin.

Shkenca prapa saj, ka të bëjë lidhur me frekuencën e zërit.

Rezonanca e ajrit, dridhja e enës dhe uji në tërësi janë të gjitha burime tingulli.

Megjithëse uji i nxehtë dhe i ftohtë prodhojnë të njëjtat frekuenca, të dyja kanë fuqi të ndryshme, sipas Small Screen Science.

Ne mund ta shohim këtë, por uji i ftohtë është në fakt më viskoz (i trashë) se uji i nxehtë, i cili ka faktorë ndikues siç është madhësia e flluskave të ujit të prodhuara. /Telegrafi/

Exit mobile version