Site icon Telegrafi

Tikhanovskaya: Shpresoj në mbështetjen e Merkelit në zgjedhjet e reja në Bjellorusi

Kreu i opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya shpreson të marrë mbështetjen e kancelares gjermane Angela Merkel për përpjekjet drejt një transferimi paqësor të pushtetit në Bjellorusi, në një takim javën e ardhshme në Berlin.

“Do të bisedoj me kancelaren gjermane Merkel për situatën në Bjellorusi dhe mundësinë që ajo të luajë një rol ndërmjetësues në negociatat për zgjedhjet e reja”, tha Tikhanovskaya, raporton ATSh.

“Në bisedime pritet të marrë pjesë edhe Rusia”, shtoi ajo, sipas agjencisë së lajmeve BNS.

Tikhanovskaya u largua në Lituani pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit në Bjellorusi,

Sipas mbështetësve të saj, ajo pretendohet të jetë edhe fituesja aktuale.

 

Exit mobile version