Tika Camaj Ivezaj kohë pas kohe publikon imazhe në rrjetet sociale që nuk e lënë askënd të qetë.
Modelja shqiptare me famë botërore këtë herë ka ardhur me një fotografi, në të cilën ka pozuar me të brendshme. Fotografia duket të jetë shkrepur gjatë ndonjë sfilate mode të bukuroshes 28-vjeçare.
“Parajsa në Tokë”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Ndryshe, Tika është njëra prej manekineve më të vlerësuara shqiptare në botë. Ajo është përfaqësuesja e parë shqiptare në shtëpinë e modës Victoria’s Secret, ndërsa krahas kësaj, karrierën e modelimit e ka bërë duke pozuar edhe për revistat me nam, si Clear, Zinc, Hour, Style e Shape.
Në vitin 2009, ajo ishte njëra prej pesë modeleve që ishin në konkurrim për t’u bërë engjëj të Victoria’s Secret, mirëpo u eliminua në gjysmëfinale.
Ndërsa ëndrrën e saj si modele po e realizon në SHBA, ndërsa krahas modelimit ka edhe rripin e zi në ‘taekwondo’. /Telegrafi/