Telegrafi

Tik-taket e plleshmërisë bien edhe për meshkujt

Me hulumtimet e kryera pak kohë më parë është vërtetuar se, vetëm dy për qind e australianëve, mendojnë se vjetët janë të rëndësishme për plleshmëri. Mirëpo, mosha dhe stili i jetës ndikojnë në kualitetin e spermës dhe në gjasat për t’u bërë prind, ka dëshmuar studimi.

Anne Clark nga shoqata australiane për plleshmëri thotë që plleshmëria e meshkujve zakonisht është vërtetuar sipas numrit të spermatozoideve, mirëpo doktorët kanë ardhur në përfundim se, faktor i rëndësishëm është edhe dëmtimi i spermës së ADN-së, transmeton Telegrafi.

Nëse 20 për qind e spermës është “e fragmentuar” gjasat për tu bërë prind janë dukshëm më të vogla.

Me dëmtimin e ADN-së janë të lidhura mënyrat e jetesës siç janë konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit dhe pesha e madhe trupore.

Sipas Clark, ndryshimi i stilit të jetës mund të rris kualitetin e spermës dhe gjasat për t’u bërë prind, mirëpo më e mira do të ishte që të mos shtyhet vendimi për t’u bërë prind.

“Më së miri do të ishte që çiftet të analizojnë mundësinë e fillimit të familjes sa më herët, atëherë kur plleshmërinë e kanë në nivel optimal”, ka thënë Clark. /Telegrafi/