Telegrafi

Tiguan, Caddy e Audi të prekura nga skandali i VW, do të tërhiqen edhe 1.1 milion vetura në Gjermani

Më shumë modele të Volkswagen e Audi janë të prekura nga skandali me emetimin e gazrave.

Autoritetet gjermane i kanë aprovuar Volkswagenit lejen për të tërhequr rreth 1.1 milion vetura të prekura nga skandali me emetimin e gazrave, të cilat përfshijnë motorët 2.0 litërsh TDI.

Nga ky skandal janë të prekur VW Tiguan, Caddy, Audi A4, A5, A6 dhe Q5, ndërsa nuk është treguar se në cilin vit këto vetura janë prodhuar, transmeton koha.net.

VW së shpejti do t’i dërgojë një letër pronarëve të këtyre makinave, për të caktuar datën për të rregulluar këtë problem.

Vitin e shkuar, autoritetet amerikane kishin gjetur se gjiganti gjerman kishte bërë mashtrime në fazën e testimeve për emetim të gazrave. VW kishte mashtruar në testime duke krijuar automobila që lëshonin gazra 40 herë më shumë se që lejohej.