Site icon Telegrafi

Tigri vret kujdestaren e kopshtit zoologjik, para vizitorëve në Cyrih të Zvicrës

Një tigër siberian sulmoi për vdekje një kujdestare në një kopsht zoologjik të Zvicrës, ndërsa në ato momente vendi ishte i mbushur edhe me vizitorë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, megjithëse stafi nxitoi për t’i dalë në ndihmë 55 vjeçares, ajo vdiq në vendin e ngjarjes, tha kopshti zoologjik i Cyrihut.

Në momentin e incidentit, gruaja kishte qenë brenda kafazit në të njëjtën kohë me tigrin, ndërsa autoritetet po përpiqen ta zbulojnë arsyen.

Gjatë incidentit, edhe ekipi i urgjencës u nxitua për ta shpëtuar gruan nga sulmi i tigrit, mirëpo as grupi nuk ia doli.

“Fatkeqësisht u vonuam”, tha një zëdhënës i policisë së Cyrihut, Judith Hoedl. /Telegrafi/

Exit mobile version