Në parkun zoologjik të provincës Harbin në Kinë tigrat kanë shtuar në peshë, duke bërë që të kenë të vështirë lëvizjen nëpër ambientin ku jetojnë.
Kafshët me origjinë nga Siberia, kanë ngrënë më shumë se që duhet gjatë muajve të dimrit, meqë rritja e masës trupore iu ndihmon ta kenë më nxehtë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse kështu ndodhë edhe nëse jetojnë në botën e egër, në këtë rast po kritikohen zyrtarët e kopshtit, sepse iu kanë dhënë më shumë se që duhet.
“Gjithmonë thuhet se në kopshte keqtrajtohen kafshët duke i lënë të uritura, ndërsa ne po vlerësohemi negativisht, vetëm pse iu kemi dhënë sa kanë dashur”, thuhet në komunikatë lidhur me rastin.
Mësohet se tigrat pritet që të bien në peshë deri në verë, kur temperaturat janë rreth 20 gradë dhe bën që të hanë më pak.
Ndryshe, tigri më i rëndë deri më tani është matur në vitin 1950 dhe pesha tij ishte 358 kilogramë, ndërsa njëri nga ky grup peshon 465 kilogramë. /Telegrafi/