Site icon Telegrafi

Tiger Woods largohet nga spitali pas aksidentit të tmerrshëm me makinë

Tiger Woods është larguar nga spitali për të vazhduar shërimin e tij në shtëpi, tre javë pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi me makinën e tij.

Legjenda e golfit e theu këmbën pasi u rrotullua me veturë, derisa u dashtë të dërgohej me urgjencë në spitalin e Kalifornisë me 23 shkurt.

Woods ka shkruar në Twitter: “I lumtur të ju tregoj se jam rikthyer në shtëpi dhe të vazhdojë rikuperimin”.

Lexo po ashtu Tiger Woods dërgohet më urgjencë në spital pas aksidentit të tmerrshëm me makinë

“Jam falënderues për të gjithë mbështetjen dhe kurajon që ka marrë në javët e kaluara. Faleminderit për kirurgët, mjekët, infermierët dhe stafin e pabesueshëm në Qendrën Mjekësore Harbor-UCLA dhe Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai”.

“Të gjithë ju jeni kujdesur kaq shumë për mua dhe nuk mund t’ju falënderoj sa duhet. Do të shërohem në shtëpi dhe do të punoj për t’u bërë më i fortë çdo ditë”.

Lexo po ashtu Hetime të detajuara për kutinë e zezë që u gjet në makinën e aksidentuar të Tiger Woods

Woods u detyrua të nënshtrohej një operacioni për të rregulluar dy fraktura në këmbën e tij të djathtë dhe një në kyçin e këmbës të ndrydhur pasi makina e tij u rrotullua dhe doli nga rruga. /Telegrafi/

Exit mobile version