Site icon Telegrafi

Tifozja seksi rrëfen sekretet e lidhjes me lojtarin ganez: Më kënaq me udhëtime

Tifozja seksi Irid Oxa me bukurinë e saj gjatë Kampionatit Europian pushtoi mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Më pas, mediat italiane zbuluan lidhjen e saj të dashurisë me futbollistin e Serisë A të Torinos, ganez.

Për futbollin, dashurinë dhe martesën, vajza e lindur në Fier, por që jeton prej dy dekadash në Itali, rrëfen jetën e saj pas famës.

“Dua të theksoj se unë nuk jam tifoze që ndjek skuadrën në çdo ndeshje. Ai moment në Francë ishte një pjesëmarrje si për shumë shqiptarë të pranishëm, pasi ishte eveniment për kombin tonë. Prandaj e quaj veten me fat që u ndodha. Të tjerat erdhën pa skenar dhe kurrë nuk e mendoja të ishim në fokusin e fotoreporterëve”, ka thënë ajo për gazetën Panorama.

Më tej ajo tregon për lidhjen me lojtarin e Torinos, Aquah.

“Udhëtimet e shumta? Me një dozë të mirë sinqeriteti po ju shtoj se dhe i dashuri më përkëdhel së tepërmi për të më dhuruar udhëtime me qëllim pushimi dhe relaksi, pasi është i lumtur kur më sheh të lumtur”, tha Irid Oxa

“Paragjykimet? Unë jam rritur në një shoqëri me mentalitet të hapur “very open mind”, prandaj këto paragjykime race, feje, ideje nuk bëjnë pjesë në botëkuptimin tim. Ndaj, nuk kam përtuar të reagoj. Unë jetoj brenda kufirit të lirisë sime, veproj brenda limitit të lirisë sime, e cila mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Kështu, nuk çënoj dhe nuk dhunoj interesat e askujt. Ndaj revoltohem me njerëzit keqdashës që lëshojnë ofeza pa u lënë shkas”, përfundoi ajo.

Exit mobile version