Klubi i futbollit, Gjilani ka bërë njërën nga befasitë më interesante dhe më të bukura ndonjëherë, për një nga tifozet e tij, duke ia dhuruar një fanellë me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve të ekipit, për festen e saj të ditëlindjes.
Gjilani vazhdon të jetë njëri nga klubet më të organizuara në futbollin shqiptar e në veçanti në anën e marketingut dhe mirëmbajtjes së faqeve zyrtare.
Së fundmi, klubi gjilanas ka vendosur ta bëjë një gjest shumë interesante dhe tashmë veçse është bërë viral në rrjetet sociale.
“Nesër e kom ditëlindjen dhe ‘dhurata e ëndrrave’ kishte me qenë një fanellë e Gjilanit me nënshkrime të të gjithë lojtarëve. Po edhe një urim prej SC Gjilanit ish kon mjaftueshëm për me më bo të lumtur”, ka shkruar fansja e Gjilanit me emrin Rrezarta.
Nesër e kom ditelindjen edhe “dream gift”-dhurata ëndrrave kish me qenë ni fanellë e Gjilanit me nënshkrime t’krejt lojtarve.
Po edhe nje urim prej @scgjilani ish kon mjaftueshëm
can it happen ?@scgjilani @IsmetMunishi1 @DrilonSylejmani— Rrezarta (@goldray20) April 19, 2022
Ky postim i saj nuk ka hasur në ‘vesh të shurdhër’, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur t’ia bëjnë ëndrrën realitet.
Ata kanë shtypur një fanellë të Gjilanit dhe më pas e kanë nënshkruar nga të gjithë lojtarët, për t’ia dërguar më vonë si dhuratë me postë.
Të gjithë këtë ‘procedurë’ të dhuratës së veçantë, Gjilani e ka postuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale.
A small gift for one of our supporters ??
✍️ With the signatures of all players, congratulations once again @goldray20 ? pic.twitter.com/jqpM9SFZTm
— SC Gjilani (@scgjilani) April 21, 2022
“Një dhuratë e vogël për një nga mbështetëset tona. Me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve, urime edhe një herë”, ka shkruar Gjilani në postimin e bashkangjitur me video.
Më vonë edhe vet Rrezarta ka bërë një postim tjetër ku ka falënderuar drejtuesit dhe ekipin për dhuratën. /Telegrafi/
Faleminderit shumë @scgjilani @DrilonSylejmani
From this: Real quick to this: pic.twitter.com/vFewNXbE3b
— Rrezarta (@goldray20) April 20, 2022