Modelja angleze e Playboyt, April Summers, e ka lutur Diego Simeonen që të largohet nga Atletico Madridi dhe ta marrë drejtimin e Interit.
E ardhmja e strategut argjentinas pritet të vendoset gjatë verës që vjen, ndërsa Nerazzurrët përmenden si destinacioni mundshëm.
Summers, emri i vërtetë i të cilës është Nadia Foster, është një tifoze mirënjohur e Interit dhe ka bërë një kërkesë seksi për Simeonen që t’u bashkohet zikaltërve.
E veshur vetëm me bikini dhe e ulur në plazh, April bën lëvizje joshëse duke i bërë lutje trajnerit të Atleticos që të kalojë në Giuseppe Meazza.
“Dua ta shoh Diego Simeonen si trajnerin tonë të ri të Interit. Dua ta shoh atë atje, ai është një interist i vërtetë”, thotë mes tjerash 27-vjeçarja.
Nëse Simeone është në kërkim të motivimit, atëherë duhet që të niset menjëherë për Milano pasi ta shikojë këtë video. /Telegrafi/