Tifozja shqiptare që rrëmbeu vëmendjen e gjithë mediave, Rike Roçi, ka treguar se si po i jeton momentet e atij suksesi që erdhi nga prania në stadiumin, ku u luajt ndeshja Shqipëri-Francë.
Në emisionin Dritare me Rudinën, ajo ka thënë se ndeshjen më të rëndësishme për shqiptarët, Shqipëri- Rumani, e ndoqi nga shtëpia për shkak të angazhimeve me punën. Ajo në Itali ka një sallon bukurie dhe punon si fotomodele.
Lidhur me vëmendjen që iu kushtua, si një nga tifozet më të bukura dhe më seksi të kuqezinjve, Rikja shprehet e befasuar dhe se nuk e priste gjithë atë bujë. Vëmendja që mori nga mediat e huaja dhe evidentimi si një nga tifozet më të zjarrta shqiptare, Rikja tregon se u shoqërua më intervista për shumë media evropiane.
Madje ajo thotë se bashkë me shoqen e vet, Irid Oxa, bënë që të harrohej humbja e kombëtares ndaj Francës. Sipas saj, të njëjtën gjë bëri dhe goli i Sadikut, la në hije dy tifozet e bukura shqiptare.
“Le të themi që u harrua humbja dhe të gjitha mediat folën për ne. Dolëm ne dhe u harrua humbja e më pas erdhi goli i Sadikut dhe u harruam ne”, është shprehur Rikja, citon dritare.net.
Pavarësisht se ajo ka qenë shumë e lakuar nga mediat dhe nga personazhe të ndryshme, bukuroshja thotë se nuk e ka parë përshëndetjen që i ka bërë ish-kryeministri i Shqipërisë.
Lidhur me komentet negative që u janë bërë në rrjetet sociale, Rikja shprehet se nuk i intereson ajo pjesë, se nuk e prek dhe se ajo ishte thjesht duke parë një ndeshje.
Ajo tregoi se është një vajzë që lexon, pavarësisht se shumë njerëz nuk e besojnë diçka të tillë ajo është e dhënë pas librave dhe lexon shumë.
Rike Roçi, nga shtëpia e saj ne Itali, i uroi Kombëtares shumë suksese dhe djemve të Kombëtares një fitore tjetër.
Pas sukseseve të fundit që patën me këngët “Shake it” dhe “Turn me on”, këngë këto të cilat po vazhdojnë ta bëjnë edhe më nxehtë atmosferën në shumë klube të natës, grupi Etnon po shijon pakëz relaks.
https://www.youtube.com/watch?v=yC2YjlNqFf0