Telegrafi

Tifozi i thotë “eja te United” – Hazard i përgjigjet “nuk ka asnjë shans” 

Eden Hazard (Getty Images)

Tifozët e Manchester United shpresojnë të shohin skuadrën e tyre teksa joshin Eden Hazardin për të ardhur në Old Trafford, por kanë marrë një zhgënjim të hidhur, pas komenteve më të fundit nga ylli i Chelsea.

Hazard ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Chelsean që nga bashkimi nga Lille gjashtë vjet më parë, ku ka fituar dy herë titullin e Ligës Premier dhe ka shënuar shumë gola.

Por, ylli belg ka qenë temë e raportuar çdoherë për interesimin nga skuadra e mëdha, e veçanërisht nga Real Madridi në vitet e fundit.

Një lëvizje e mundshme tek United është diskutuar gjithashtu, me ish-trajnerin e Hazardit, Jose Mourinho, që ka kërkuar t’i kthejë Djajtë e Kuq në sfidues të Ligës Premier.

Hazard është ylli kryesor i Bluve (Getty Images)

Megjithatë, Hazard ka hedhur poshtë çdo nocion të transferimin në Old Trafford, të gjitha nga komoditeti i karriges së tij të berberit, sa ishte duke u qethur dhe rregulluar.

Reprezentuesi i Belgjikës po tregonte frizurën e re të flokëve të prera në një transmetim të drejtpërdrejtë në mediat sociale dhe vuri në dukje një koment që i kërkoi atij të “vinte në United”, por ai menjëherë ia ktheu atij duke thënë se nuk ka “asnjë shans” dhe qeshte.

27-vjeçari është i kontraktuar me Chelsean deri në vitin 2020, por pritet të nënshkruajë një kontratë të re në vend që të kërkojë një lëvizje të re diku tjetër.

Hazard ka shënuar 16 herë në të gjitha garat për skuadrën e Antonio Contes këtë sezon dhe janë të pestit në ligë dhe dy pikë prapa Tottenhamit me dy ndeshje për të luajtur ende. /Telegrafi/