Gjatë ndeshjes miqësore të mbrëmshme në Lubjanë, ku Sllovenia priti Portugalinë, një tifoz ka zbritur me vrap në fushë për të bërë një foto me yllin kryesor të eventit.
Natyrisht që bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, me të cilin fansi ka arritur të fotografohet duke bërë një ‘selfie’ dhe e ka puthur asin portugez, por mediat sllovene kanë zbuluar se çfarë dënimi e pret tani.
Përkatësisht, një ‘selfie’ dhe puthja e fansit ndaj njërit prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave do t’i kushtojë 1000 euro gjobë.
📱 Yesterday's pitch invader selfie with Cristiano Ronaldo. pic.twitter.com/ZV0WQgZ09T
— TCR. (@TeamCRonaldo) March 27, 2024
Kështu që zbritja në fushë do t’i kushtojë shumë, por me siguri tifozi ka qenë i gatshëm dhe i vetëdijshëm për çmimin që duhet paguar.
Ndryshe, Portugalia u mposht 2-0 nga Sllovenia mbrëmë në Lubjanë.
Në qendër të vëmendjes ka qenë edhe Ronaldo pasi është ankuar disa herë për lojën e ashpër të vendasve.
Tani Ronaldo do të kthehet në Arabinë Saudite, ku pret të vazhdojë sezonin e klubit me skuadrën Al-Nassr. /Telegrafi/