Telegrafi

Tifozi që hyri në fushë detyrohet nga policia spanjolle që ta fshijë ‘selfien’ e bërë me Messin

Një tifoz kishte arritur të futej në fushë në përballje që Barcelona e fitoi kundër Mallorcas në mbrëmjen e kaluar, derisa kishte bërë një selfie me Lionel Messin.

Skuadra katalunase fitoi 4-0 ndaj rivalit nga La Liga, ndërsa ylli argjentinas kishte realizuar në një dhe ia doli të asistonte në dy të tjera.

Të gjitha ndeshjet në ligën spanjolle zhvillohen pa tifozë, mirëpo një kishte arritur të kalonte çdo barrierë dhe të futej në fushë.

Lexo po ashtu Kontrolle të “rrepta” në La Liga: Tifozi thyen çdo barrierë dhe protokoll për një foto me Lionel Messin

I veshur me një fanellë të Argjentinës, tifozi shkoi fillimisht për të bërë një foto me Jordi Alban, më pas iu afrua edhe Messit, mirëpo sigurimi arriti ta kapte atë.

Ai u dorëzuar te policia spanjolle, që më pas e kanë dërguar në objektin e tyre, aty ku tifozi ka zbuluar se e kanë detyruar ta fshijë foton.

“Ëndrra ime ishte të bëja një foto me Messi”, ka thënë tifozi.

“Kam shkuar në drejtim të tij, mirëpo fillimisht e pash Jordi Alban dhe e luta për një foto, më pas shkova te Messi. E bëra një foto me të, mirëpo policia më detyroi ta fshija atë dhe më kanë vënë një gjobë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/