Një tifoz i përkushtuar i futbollit ka treguar nderimin e tij unik për heroin e Kupës së Botës, Lionel Messi, duke bërë fytyrën e kapitenit argjentinas në pjesën e pasme të kokës.
Krijimi mahnitës “i tatuazhit të flokëve” u realizua nga Antonio, i njohur si Anton Barber, në Republikën Domenikane, transmeton Telegrafi.
Derisa mbështetësit në mbarë botën e kanë shfaqur admirimin e tyre për Messin qoftë duke blerë fanellën e tij apo duke bërë diçka tjetër, ky tifoz bëri përpjekje edhe më të mëdha për të nderuar idhullin e tij.
‘Tatuazhi’ tregon ngjashmërinë e pabesueshme me kapitenin e Argjentinës.
“Jam me fat që i përkas epokës së Messit, historia e futbollit
Ky stil u krye para turneut por berberi e ndau sërish pas fitores së Argjentinës në kampionat kundrejt Francës. /Telegrafi/