Site icon Telegrafi

Tifozi i Middlesbrough e kishte zbuluar N’Golo Kanten para se të kalonte te Leicesteri – mirëpo ishte injoruar nga klubi

Derisa N’Golo Kanten po luante në ligën e dytë të Francës, një tifoz i kishte shkruar Middlsebrought që të transferonin francezin.

Dennis Abbott kishte shkruar në Twitter në vitin 2013 se francezi ishte një lojtar shumë i talentuar dhe që luante te Caeni.

“Zbulues të lojtarëve të Boros: I thoni Tony Mowbrayt që të shikojë mesfushorin e Caenit, N’Golo Kantes, para se Wenger të marrë atë. Është top lojtar”, kishte shkruar ai.

Middlesbrough ia kishte kthyer : Ka kaluar tashmë te zbuluesit e lojtarëve tanë, faleminderit Dennis”.

“Kjo është e mrekullueshme. Ai është një lojtar shumë kreativ, këtu falsin shumë për të”, i kishte kthyer ai klubit anglez.

Natyrisht, Boro kishte dështuar të transferonte Kanten, madje as që kishin shkuar ta shikonin atë si luante.

‘Dhelprat’ e kishin transferuar francezin për shtatë milionë euro në vitin 2015, derisa kishte fituar titullin e Ligës Premier.

Një vit më vonë, ai kishte kaluar te Chelsea për një shumë mbi 40 milionë euro, derisa edhe aty kishte fituar ligën angleze, e më pas edhe Kupën e Botës me Francën. /Telegrafi/

Exit mobile version