Një tifoz i Manchester Cityt u kap nga kamera duke sulmuar një tifoz të Liverpoolit përpara ndeshjes mes dy ekipeve.
Ndeshja zhvillohet në Wembley për gjysmëfinalen e FA Cup, ku dy skuadrat më në formë në Evropë do të takohen sërish.
Forcat e policisë hynë me shpejtësi për të ndarë dy palët e përfshira përpara se incidenti të përshkallëzohej më tej.
Shocking behaviour this before the FA Cup semi-final ? #LFC pic.twitter.com/3mZjTf78PF
— Empire of the Kop (@empireofthekop) April 16, 2022
Nuk është e qartë saktësisht se çfarë e frymëzoi agresionin, megjithëse shpresojmë që tifozi i goditur të jetë i sigurt dhe të mos ketë pësuar shumë dëme.
Manchester City dhe Liverpooli janë në luftë në tre fronte: Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe FA Cup. /Telegrafi/