Telegrafi

Tifozi i Liverpoolit kërkon autograf nga Klopp, gjermani befasohet kur e sheh vetën tatuazh në këmbën e tij

Liverpooli e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Angli, duke fituar një trofe.

The Reds luajtën në finalen e Superkupës së Anglisë, ku mposhtën Manchester Cityn me rezultat 3-1, falë golave nga Trent Alexander Arnold, Mohamed Salah e Darwin Nunez.

Në ndeshjen e zhvilluar në King Power Stadium, djelmoshat e Jurgen Klopp dhanë një paraqitje fantastike dhe vet trajneri gjerman ishte i lumtur, ashtu si tifozët e The Reds.

Klopp njihet si një trajner shumë i dashur nga tifozët e Liverpoolit, ku njëri nga ta ka vendosur ta kujtoj përgjithmonë trajnerin gjerman.

Tifozi i Liverpoolit pas ndeshjes i ka kërkuar trajnerit që t’i jap një autograf në këmbën e tij të djathtë aty ku e kishte bërë fytyrën e Kloppit tatto.

Gjermani me dëshirë të madhe nënshkroi në këmbën e tij, derisa shihej i lumtur pranë tifozit të Liverpoolit duke bërë edhe disa foto së bashku. /Telegrafi/