Liverpooli e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Angli, duke fituar një trofe.
The Reds luajtën në finalen e Superkupës së Anglisë, ku mposhtën Manchester Cityn me rezultat 3-1, falë golave nga Trent Alexander Arnold, Mohamed Salah e Darwin Nunez.
Në ndeshjen e zhvilluar në King Power Stadium, djelmoshat e Jurgen Klopp dhanë një paraqitje fantastike dhe vet trajneri gjerman ishte i lumtur, ashtu si tifozët e The Reds.
This Liverpool fan got Jurgen Klopp to sign his leg so that he could get it tattooed permanently 😅
(via @EmiratesFACup)pic.twitter.com/8iWxE7pFgG
— ESPN FC (@ESPNFC) July 30, 2022
Klopp njihet si një trajner shumë i dashur nga tifozët e Liverpoolit, ku njëri nga ta ka vendosur ta kujtoj përgjithmonë trajnerin gjerman.
Tifozi i Liverpoolit pas ndeshjes i ka kërkuar trajnerit që t’i jap një autograf në këmbën e tij të djathtë aty ku e kishte bërë fytyrën e Kloppit tatto.
Gjermani me dëshirë të madhe nënshkroi në këmbën e tij, derisa shihej i lumtur pranë tifozit të Liverpoolit duke bërë edhe disa foto së bashku. /Telegrafi/