Site icon Telegrafi

Tifozi kuq e zi e pësoi keq në ndeshjen mes Anglisë dhe Shqipërisë – policia nuk e fali dhe e arrestoi menjëherë

Shqipëria ka pësuar humbje të thellë nga Anglia me rezultat 5-0 në ‘Wembley’ në kuadër të ndeshjeve kualifikueseve për Katar 2022.

‘Tre Luanët’  shënuan plotë pesë herë në portën e Thomas Strakoshës në pjesën e parë, derisa të dytën ishin më të qetë.

Lexo po ashtu Anglia mposht bindshëm Shqipërinë, kuqezinjtë u dorëzuan në pjesën e parë

Por, derisa po zhvillohej ndeshja, një tifoz ‘kuq e zi’ duket se ka bërë një incident, me çka edhe e ka pësuar.

Sigurimi i stadiumit fillimisht duket se e kanë paralajmëruar atë, mirëpo që ato këshilla nuk janë marrë parasysh.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Angli 5-0 Shqipëri: Kane perfekt, Strakosha më i dobëti

Pak minuta më vonë, kanë ndërhyrë policia britanike, duke e arrestuar tifozin e Shqipërisë, i cili duket se jeton në Angli, pasi u drejtohet policëve në gjuhën angleze.

Tifozi me gjasë do të qëndrojë disa orë në mbajtje dhe një gjobë, për shkak të thyerjes së rregullave të rendit dhe sjelljes në publik. /Telegrafi/

https://www.tiktok.com/foryou?_d=secCgwIARCbDRjEFSACKAESPgo8HwA7vGIQntP4xReYnxN%2Fg2BTqiZ7%2FYOXZonhp46XGsyTZCv7w8Q%2Blr6DatvpWTaY91S4UshkL5R2kkvtGgA%3D&_r=1&is_from_webapp=v1&item_id=7029822059614178566&language=en&preview_pb=0&sec_user_id=MS4wLjABAAAAGNwPnGnVtbqWbSmozJi_NiqQJD9hMeXd8PuXDYva0-R5d0-8qDt3pwz_UHetClnx&share_app_id=1233&share_item_id=7029822059614178566&share_link_id=f6a54e2e-02bf-4cc8-8541-24785640b90a&source=h5_m&timestamp=1636793572&u_code=dgi2l32md7iamc&user_id=6920378194042422277&utm_campaign=client_share&utm_medium=android&utm_source=copy#/@raufbilla01/video/7029822059614178566

Exit mobile version