Telegrafi

Tifozi kreativ i Arsenalit në mënyrë origjinale dhe ‘precize’ kërkon largimin e Arsene Wenger (Video)

Arsenali e ka përfunduar sezonin 2016/2017 jashtë zonës së Ligës së Kampionëve dhe ka kohë që tifozët po kërkojnë largimin e Arsene Wenger.

Mbështetësit e Topçinjve e konsiderojnë trajnerin si fajtorin kryesor për dështimet e skuadrës për ta fituar titullin e Ligës Premier në vitet e fundit, megjithëse ata ia kanë dalë ta fitojnë Kupën FA.

Lexo po ashtu Wenger i pasigurt për të ardhmen

Gjatë gjithë sezonit që lamë pas, tifozët në tribuna kanë mbajtur banere me mbishkrimin “Wenger jashtë” duke i kërkuar strategut francez që të largohej nga Emirates.

Ndërsa së fundmi, një tifoz kreativ i Arsenalit ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe origjinale, por edhe precize për t’i kërkuar Wengerit që të largohet nga klubi i tij i zemrës.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/