Telegrafi

Tifozi i Ipswich: Nëse Coutinho vlen 140 milionë, Celina vlen 200 milionë

Një tifoz i skuadrës angleze, Ipswich Town ka reaguar pas debutimit të dobët të Philippe Coutinhos te Barcelona.

Ylli brazilian ka debutuar si titullar te Barcelona mbrëmjes e së dielës ndaj Deportivo Alavesit në fitoren 2-1 të katalunasve.

Por, paraqitja e Coutinhos nuk ishte më e mira dhe lojtari u ndërrua në pjesën e dytë nga trajneri Ernesto Valverde.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Barcelona 2-1 Deportivo Alaves, Messi i paarritshëm - dështon Coutinho

Paraqitja e keqe e brazilianit ka bërë që të reagojë edhe një tifozi i skuadrës angleze, Ipswich Town.

Festa e çmendur e Celinës pas njërit nga supergolat e shënuar në Championship

Tifozi i Ipswich Town ka reaguar në Twitterin e tij, duke thënë se ylli i skuadrës së tyre, Bersant Celina, duhet të kushtojë më shtrenjtë se Coutinho.

“E pashë drejtpërdrejt Barçën mbrëmë. Përvojë e jashtëzakonshme”.

Lexo po ashtu Rrëfimi emocionues nga Celina: U larguam nga Kosova pasi nuk donim të vdisnim, kur erdhi koha zemra më tha të luaj për Kosovën para Norvegjisë

“Por, nëse Coutinho vlen 140 milionë atëherë Bersant Celina duhet të vlejë vlerë 200 milionë!!!”, ka shkruar Steele në Twitter.

Ndryshe, Celina ka shënuar disa supergola me skuadrën angleze dhe kjo ka bërë që kosovari të bëhet idhull i tifozëve. /Telegrafi/