Site icon Telegrafi

Tifozi i flaktë i Shqipërisë takon De Biasin dhe heronjtë e tij kuqezi (Video)

Besmir Limani është tifozi kuqezi, që jeton në Zvicër, i cili, me shqiponjën që kishte bërë në fytyrë, u fokusua nga aparatët fotografikë dhe kamerat televizive në stadiumin e Lensit, ndeshjen e parë të Shqipërisë në “Euro 2016”.

Fotoja e tij bëri xhiron e botës, përfundoi edhe në mediat më prestigjioze. Para ndeshjes me Francën, ai ka takuar trajnerin De Biazi, presidentin Armand Duka, disa nga lojtarët kuqezinj, duke pozuar me ta, në hotelin ku ndodhej kombëtarja.

Ai është pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe thotë se nuk i ndahet kombëtares askund, në çdo stadium ku luan. Interesante është deklarata e tij, në formën e përgjigjies së pyetjes se nga është: “Jam nga qyteti i vjetër shqiptar i Strugës, por jetoj në Zvicër”. Pra, Besmir Limani nuk pranon ta quajë qytet të Maqedonisë, sikurse është administrativisht Struga, por iu referohet “rrënjëve” të shqiptarëve që banojnë aty.

Ai dha edhe një intervistë për “Telesport.al” para ndeshjes me Francën, ku shuajti jo pak kuriozitete të tifozëve të kombëtares, që bënin pyetje dhe interesoheshin për të online.

 

Exit mobile version