Një fans i Juventusit, e ka rikthyer veturën e tij me figura dhe fotografi të Paulo Dybalas.
Pronari e ka pikturuar veturës e tij Mitsubishi me foto të 24 vjeçarit dhe të Zonjës së Vjetër.
Tifozi i flaktë ka dashur të tregojë hapur pasionin që ka për Juventusin dhe sulmuesin argjentinas.
Vetura është ngjyrosur bardhezi, që janë edhe ngjyrat zyrtare të skuadrës që drejtohet nga Massimiliano Allegri.
Ai në veturë pa përdorur foton e Dybalas me festimin e tij, ndërsa nuk mungon as logo e re e Juventusit.
Por kënaqësia që ai të vozisë këtë veturë mund të jetë e shkurtër, pas që për Dybalan po interesohet klubet me të mëdha në Evropë.
Manchester United është njëri nga ta, ndërsa flitet që kanë bërë ofertë prej 60 milionë funte.
Edhe klubi i Juventusit, janë shfaqur nervoz me vëllanë e Dybalas, pasi ka pasur bisedime të fshehta me Paris Saint-Germain.
Mariano Dybala,është kthyer në agjentin e lojtarit në këtë vit. /Telegrafi/