Site icon Telegrafi

Tifozi më i flaktë i Interit – Maskohet duke blerë kostum të klubit, futet në hotel më lojtarë dhe fotografohet e qëndron me ta (Foto)

Mattia Verde është një nga miliona tifozë të Interit në botë.

Por djaloshi është i veçantë, pasi që për tu futur në hotelin ku qëndronte Interi, ai ka blerë kostumin e njëjtë sikurse që vishen stafi drejtues i klubit kaltërezi.

Ai u shtir sikurse të jetë drejtues i klubit dhe u fut në hotel vetëm për të bërë disa fotografi, që tashmë e ka arritur dhe i ka postuar një rrjetet sociale.

Ai për këtë ka udhëtuar për në Leçe, para se skuadra e Luciano Spallettit të luante në stadiumin “Via del Mare” kundër Real Betis.

Interi e ka fituar ndeshjen me penalltinë e Icardit.

Tifozi do t’i ruaj me xhelozi dhe mburrje të madhe, pasi arriti që t’i shmangë një armatë të tërë sigurie që e ruan klubin. /Telegrafi/

Exit mobile version