Real Madridi duket se do të jetë skuadra që ka shpenzuar më së shumti para në afatin kalimtar të verës.
Madrilenët deri më tani kanë sjell në radhët e veta disa lojtarë, duke përfshirë gjatë ditës së djeshme të Eden Hazardit.
Në stadiumin Santiago Bernabeu ishin prezent mbi 50 mijë fansa, të cilët kanë përcjell paraqitjen e belgut në fanellën e Los Blancos.
🔊👏 Muchas gracias y… #HALAMADRID! #WelcomeHazard pic.twitter.com/3fjXw8Fbni
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 13, 2019
Por, mbretërit patën edhe një tifozë të veçantë në shkallët të stadiumit, e cila gjë ndodh për herë të parë.
Një tifoz me fanellë të Barcelonës erdhi në stadium për ta përcjell ngjarjen derisa u detyrua ta heq fanellën dhe mori vërshëllime.
Ndryshe, belgu pritet që ta mbajë fanellën me numër 7 te skuadra spanjolle. /Telegrafi/
Barcelona fans attend the Eden Hazard unveiling inside the Bernabéu 😭😭 https://t.co/g36YEe8T4P
— Transfer News (@TrustyTransfers) June 13, 2019