Telegrafi

Tifozët zgjedhin sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave te Atletico Madridi

Gazeta spanjoll Marca kishte organizuar një sondazh ku kërkohej të votohej sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Atletico Madridi.

Tifozët kanë zgjedhur Fernando Torresin si më të mirin me numrin më të madh të votave.

El Nino mori 22 për qind të votave, duke e lënë pas Radamel Falcaon me 18 për qind.

Paulo Futre (17 për qind) përfundoi në vendin e tretë, përpara Jose Eulogio Garate (16 për qind) ë është në të katërtin dhe Antoine Griezmann në të pestin (3 për qind).

Kiko dhe Sergio Aguero mori nga dy për qind të votave secili, ndërsa Diego Costa ishte në mesin e atyre që morën më shumë se një për qind. /Telegrafi/