Telegrafi

Tifozët ultras të Interit paralajmërojnë pronarët e klubit kundër shitjes së Skriniarit

Një pankartë është ngritur nga tifozët ultras të Interit jashtë selisë së klubit sot (e mërkurë) duke iu lutur atyre që të mos e shesin mbrojtësin Milan Skriniar.

Një pjesë e madhe e tifozëve të Nerazzurrëve janë të mërzitur pas dështimit për të nënshkruar me Gleison Bremer nga Torino, duke i lejuar Juventusit të finalizojë transferimin e mbrojtësit brazilian.

Tani që klubi po shqyrton përforcime të tjera si Nikola Milenkovic i Fiorentinës, mbështetësit e Interit janë në ankth për mundësinë e humbjes së Skriniar.

Lexo po ashtu Ende nuk ka marrëveshje mes Interit dhe PSG-së për Skriniarin

Mediumi Calciomercato.com ka publikuar një fotografi ku shihet një pankartë e vendosur nga tifozët jashtë selisë së Interit në Viale della Liberazione.

“Pakte të qarta… miqësi e gjatë. Mos e prekni Skriniarin”, kanë shkruar tifozët Nerazzurri.

 

Ultrasit kanë bërë të qarta tani ndjenjat e tyre në lidhje me një shitje të mundshme të lojtarit te Paris Saint-Germain, duke i vendosur Nerazzurrët në një pikë të vështirë.

Shqetësimi ka filluar të rritet në mesin e tifozëve të Interit në lidhje me menaxhimin e klubit nga presidenti Steven Zhang dhe humbja e Skriniar mund të shkaktojë një ndarje të vërtetë. /Telegrafi/