Site icon Telegrafi

Tifozët ultras të Interit nuk janë të impresionuar pas kërkim faljes së Lukakut, shpalosin një mesazh thumbues për të

Tifozëve ultras të Interit nuk u bën përshtypje Romelu Lukaku pas intervistës së tij të fundit ku kërkoi falje për natyrën e largimit të tij.

Sulmuesi 28-vjeçar belg ka dhënë intervistë për Sky Sports duke thënë se ishte i pakënaqur me mënyrën se si u largua nga Nerazzurrët.

Lukaku premtoi se do të kthehej një ditë, por kjo nuk është se i ka lënë përshtypje tifozëve ultras të Interit.

Lexo po ashtu Lukaku shpërthen në intervistën e fundit ndaj Tuchel dhe Chelseat: Nuk jam i lumtur, por nuk dorëzohem – dua të kthehem te Interi

Ata kanë shpalosur një foto të një pankarte jashtë stadiumit Giuseppe Meazza, ku thumbohet Lukaku.

“Nuk ka rëndësi kush ikën në shi, rëndësi ka kush qëndron në stuhi. Mirupafshim Romelu”, shkruan në pankartën e shpalosur nga Curva Nord.

Mesazhi i Curva Nord për Lukakun

Lukaku shkaktoi polemika me intervistën pasi deklaroi se ai “nuk ishte i kënaqur me situatën” pas transferimit të tij prej 115 milionë euro te Chelsea në verë.

Lexo po ashtu “Do flasim pas dyerve të mbyllura, jam i befasuar”, Tuchel flet për Lukakun pas intervistës bombastike të sulmuesit

Nuk është çudi, pra, që as trajneri Thomas Tuchel nuk u impresionua veçanërisht nga intervista e belgut.

Tuchel deklaroi sot (e premte) se ndihet i befasuar nga fjalët e sulmuesit belg, teksa shtoi se do të flas personalisht me të pas dyerve të mbyllura. /Telegrafi/

Exit mobile version