Ndeshja ndaj Genoas ishte e fundit për Francesco Tottin me fanellën e Romës.
Me këtë rast kapiteni romak ishte në qendër të vëmendjes të çdo tifozi të futbollit.
E gjitha kjo pasi Totti kishte kaluar 24 vite me klubin romak dhe kjo është diçka që rrallë shihet dhe normalisht që meriton respekt.
Respekt dhe përshëndetje për kapitenin e Romës dhanë dhe tifozët ultrast të Interit, Curva Nord, të cilët në një banderolë kishin shkruar:
“Për nder të Francesco Tottit. Një shembull i besnikërisë me ngjyrat e tij”.
Banderola është hapur në fitoren e Interit 5-2 ndaj Udineses. /Telegrafi/